TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Maj 2026, 22:09

E rëndë në Shkodër, dhunohet barbarisht kreu i AKU; qëllohet me sende të forta dhe qytë pistolete

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Shkodër, dhunohet barbarisht kreu i AKU;
Ramir Haderi dhe vendi ku ka ndodhur sulmi

Drejtori i AKU Shkodër, Ramir Haderi, është dhunuar brutalisht në lagjen “Rus” nga persona ende të paidentifikuar. Ai u godit me sende të forta teksa po ecte me bashkëshorten.

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, Ramir Haderi, është dhunuar barbarisht mbrëmjen e sotme nga persona ende të paidentifikuar në lagjen “Rus” të qytetit të Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake, Haderi ka qenë duke ecur në këmbë së bashku me bashkëshorten e tij, kur disa persona i janë afruar dhe e kanë sulmuar me sende të forta.

Burime bëjnë me dije se drejtori i AKU-së është goditur në kokë me sende të forta dhe me qytë pistolete, duke pësuar dëmtime të konsiderueshme. Pas sulmit, autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas incidentit në zonë kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Paraprakisht dyshohet se dhunimi i Ramir Haderit mund të lidhet me detyrën e tij si drejtues i AKU-së në Shkodër, ndërsa grupi hetimor po verifikon konfliktet e mundshme dhe aktivitetin e fundit institucional të tij.

Deri tani policia nuk ka dhënë një reagim zyrtar mbi ngjarjen, ndërsa pritet të sqarohet dinamika e plotë e sulmit dhe motivet e autorëve.

ramir haderi shkode aku

1 Komente

  1. J
    Jeta

    Ne shtetin e kapur nga kryekriminelet antishqiptar Saëehu e Ramuti, askush nuk eshte i sigurt. Sidomos ata zyrtar publik qe guxojnë te vendosin rend e ligj. Ligji e rendi nis e përfundon te Salehu e Ramuti.

    Lini një Përgjigje