TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Shkurt 2024, 21:42

U përjashtua nga radhët e Gardës, gazetari zbulon të vërtetën: Efektivi kishte përdorur aplikacionin Sky për astrologjinë

Shkruar nga Pamfleti

U përjashtua nga radhët e Gardës, gazetari zbulon të

Ditën e sotme u njoftua se një efektiv i Gardës së Republikës u përjashtua nga radhët e institucionit pasi ka pranuar se ka përdorur aplikacionin SKY ECC.

Gazetari Fatjon Gjinaj ka zbuluar se gardisti është njoftuar për lajmin e përjashimit nga mediat.

Madje sipas tij gardisti ka deklaruar se përdorte aplikacionin Sky për të parë yjësinë dhe jo aplikacionin SKY ECC.

“Kam patur një komunikim të drejtpërdrejtë me efektivin e Gardës dhe më tha se kishte qenë me leje jashtë territorit të Shqipërisë dhe sot sapo ishte kthyer kishte mësuar në media se ishte përjashtuar. Ai përdorte një aplikacion me emrin Sky për të parë yjësinë dhe e ka deklaruar se ka mbaruar dhe juridik. Ky ka qenë deklarimi i tij. Ky lajmi është dhënë sot në të gjitha mediat dhe ai vetë nuk e dinte nëse është përjashtuar apo pezulluar.

Ky është aplikacioni Sky Guide, që e përdorte punonjësi i gardës, 36-vjeç, i diplomuar dhe për juridik.

Mania e propagandës dhe e trumbetimit është e frikshme ndërsa për ngjarje të rënda janë hemertik”, tha gazetari në Euronews.

sky ecc garda

Lini një Përgjigje