TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Shkurt 2024, 19:42

Pasuria e prokurorëve të SPAK/ Arben Kraja me llogari të majme, por i “zhytur” në kredi e overdrafte

Shkruar nga Pamfleti
Pasuria e prokurorëve të SPAK/ Arben Kraja me llogari të majme,
Arben Kraja

Njihuni me deklarimin pasuror të prokurorit Arben Kraja...

Zbulohen të tjera detaje nga pasuritë e prokurorëve të SPAK. Pas Altin Dumanit, “Pamfleti” po publikon deklarimet që ka bërë paraardhësi i tij Arben Kraja, në ILDKPKI për vitin 2022.

Arben Kraja ka deklaruar se si të ardhura në familje ka vetëm pagën e tij dhe pagën e bashkëshortes. Dhe që të dy kanë paga të majme. Vetë Kraja deklaron se merr në vit afro 53 milionë lekë të vjetra, ndërsa gruaja e tij në Bankën e Shqipërisë mbi 20 milionë lekë të vjetra.

Ajo që bie në sy është se pavarësisht se në vit marrin mbi 70 mln lekë të vjetra, Kraja dhe bashkëshortja e tij janë zhytur në kredi e overdrafte. Si Kraja, ashtu dhe bashkëshortja e tij kanë deklaruar kredi të ndara. Po ashtu ata kanë depozituar para në fonde investimi dhe bono thesari.   

Deklarimi pasuror i Arben Krajës, viti 2022

Arben Kraja

Llogari bankare, -1.16 euro

Llogari bankare, -237.33 lekë

Llogari bankare, 163,363.92 ALL

Llogari bankare, 3,270,164.89 ALL. Burimi i Krijimit: Te ardhura nga paga, Shuma: 5,370,162.00 ALL

Llogari bankare, 5.60 EUR

Llogari bankare,  360,000.00 ALL

Fonde investimi, 240,000.00 ALL

Të ardhura nga interesa bankare dhe bono thesari, 164,560.00 ALL

Të ardhura nga paga, 5,370,162.00 ALL

Overdraft, 5,000.00 EUR

Kredi bankare: Shuma e shlyer nga deklarimi i mërparshëm: 1,430.00 EUR; Shuma e pashlyer: 0.00 EUR

Bashkëshortja

Llogari bankare, -479.54 ALL

Llogari bankare, + 135,724.13 ALL

Fonde investimi, 210,784.56 ALL

Të ardhura nga shpërblimet te Banka e Shqipërisë, 772,877.00 ALL          

Të ardhura nga paga te Banka e Shqipërisë,  2,137,450.00 ALL

Kredi bankare/ Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 221,299.68 ALL; Shuma e pashlyer: 1,307,811.44 ALL

Kredi bankare/ Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 290,928.12 ALL; Shuma e pashlyer: 7,091,712.46 ALL                                                                 

Kartë krediti/ Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 55,600.00 ALL. Shuma e pashlyer: 0.00 ALL    

 

Lini një Përgjigje