
Të njohurit dhe familjarët e 18-vjeçares që vrau veten dje në Lushnje japin detaje të tjera lidhur me ngjarjen.
Familljarët e të fejuarit të saj, 24-vjeçarit E. Drajci, tregojnë se si ka ndodhur ngjarja.
Indrit Bytyçi, kushëriri i të fejuarit të vajzës, ka qenë me të kur i ka ardhur mesazhi që e reja kishte helmuar veten.
Ai tregon dinamikën e ngjarjes që prej momentit që janë njoftuar për veprimin e Brunës.
“Ne e morëm e futëm direkt në makinë dhe e dërguam në Lushnjë. Gati sa nuk kemi bërë aksident. Djali ishte me ne tek lokali. E lamë në shtëpi, sa u ulëm në lokal ne, i shkruajti burrit që unë piva fotoksinë. Ai i shkruajti mos guxo. E pruri nga shtëpia (familjes) e la këtu, ishte mëse normale. Po bënim muhabet po qeshnim. Djali nuk kishte dijeni për probleme”, tha kushëriri i Entilio Drajcit.
Sakaq dyshimet e para janë se e reja e ka kryer veprimin si pasojë e konflikteve të vazhdueshme me të fejuarin e saj, 24-vjeçarin Entilio Drajci.
Lini një Përgjigje