TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Shkurt 2024, 14:25

U kërcënua me jetë, Garda përforcon masat e sigurisë për gjyqtaren Arnisa Këlliçi

Shkruar nga Pamfleti
U kërcënua me jetë, Garda përforcon masat e sigurisë
Gjyqtarja Arnisa Këlliçi

Garda ka marrë masa të menjëhershme për gjykatësen Arnisa Këlliçi.

Masat e sigurisë janë shtuar pas informacioneve të marra në rrugë operative. Informacionet sugjerojnë se ka një bashkëpunim mes një klani magjistratësh dhe elementëve të krimit të organizuar të cilët kërcënojnë sigurinë e gjyqtares.

Disa ditë më parë vetë gjyqtarja kërkoi mbrojtje të veçantë.

Në kërkesë ajo ka zbuluar emrin e kërcënuesit të dyshuar të saj, prokurorin A.D. 

Ajo shprehet se i kanë ardhur dy kërcënimet që i kanë ardhur, njëri është bërë nga prokurori në fjalë, i cili është pjesë e prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Ajo thekson se kërcënimi në fjalë i ka ardhur në mënyrë të tërthortë përmes Kancelarit të  Gjykatës dhe se ditën që ka ndodhur, prokurori Dyrmishi ka qenë në zyrën e saj.

arnisa këlliçi

Lini një Përgjigje