TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Shkurt 2024, 12:32

"SPAK ka ulur standardet", avokati: Merret me dosjet e vjetra ndërkohë që ka ujqërit përpara

Shkruar nga Pamfleti

"SPAK ka ulur standardet", avokati: Merret me dosjet e vjetra

Avokati Gentian Rumano ka kritikuar SPAK, teksa shprehet se prokuroria e ka ulur standardin sa i përket provave dhe dërgon në gjykatë çështje vetëm me indice, pa pasur prova konkrete.

Ai thotë gjithashtu se SPAK ka ujqërit përpara dhe merret me gjurmët e viteve të shkuara.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, avokati thekson se afatet e shkurtra kohore bëjnë që Prokuroria të mos kryejë ashtu si duhet hetimet.

“Ne kemi kohë që reklamojmë defektin e prokurorisë në hetime që nuk janë të mjaftueshme sa i takon dërgimit të çështjes në Gjykim. Kjo është konstatuar në dosjen e zotit Dako. Por në vlerësimin tim, këto nuk duhet të shërbenin për kthimin e dosjes për plotësim të hetimeve, por për pushimin e çështjes. Nuk kanë prova të mjaftueshme për të vërtetuar akuzat që ata kanë ngritur.

Akuzat që ata ngrenë unë s’e kuptojë pse duhet të merren me akuza për fakte penale që kanë ndodhur para shumë viteve. Ne kemi ujqërit përpara ata merren me gjurmët e viteve x. Nuk i duhet dhënë ky publicitet.

Duke arrestuar një person për kryerjen e një vepre penale, ti ngushton veten në kryerjen e hetimeve. Ti duhet të qëndrosh konciz brenda afatit të paraburgimit që ka në dispozicion prokuroria. Për shkak të afateve të ngushta, prokuroria nxiton dhe nuk realizon hetimet. Ka dosje që janë skandaloze për sa i përket mënyrës së të provuarit nga ana e prokurorisë. Prokuroria e ka ulur standardin e saj sa i përket provave, e ka çuar vetëm në indicie. Dërgon ne gjykatë çështje vetëm me indicie, jo me prova. Kjo është shumë e rrezikshme”, tha Gentian Rumano.

Lini një Përgjigje