
Një efektiv i Gardës së Republikës është përjashtuar nga radhët e institucionit pasi ka deklaruar se ka përdorur aplikacionin e enkriptuar SKY ECC.
Mësohet se agjencia e mbikqyrjes policore po shikon mundësinë e një formulari tjetër që do ti dërgohet subjekteve vetdeklarues, për aplikacione të tjera që mesa duket nuk janë përdorur vetëm nga krimi. Formulari për vetdeklarimin e përdorimit të aplikacioneve të enkriptuara SKY ECC dhe ENCRO CHAT, “djeg” zyrtarin e parë.
Nga rreth 13 mijë subjekte të agjencisë së mbikqyrjes policore në radhët e uniformave blu, Gardës së Republikës dhe shërbimit zjarrfikës, vetëm 1 person ka pranuar se ka përdorur një aplikacion të enkriptuar. Ndaj efektivit të Gardës së Republikës është marrë menjëherë masa e pushimit nga puna, sigurinë e personaliteteve të larta shtetërore dhe ruajtjen e objekteve të rëndësisë se veçantë.
Në dosjet nën hetim të SPAK, rezulton se në hetimit për SKY ECC të implikuar janë 1 ose 2 punonjës policie. Kjo ka bërë që AMP të shikojë mundësinë e dërgimit të një formulari shtesë me aplikacione të tjera që janë përdorur për qëllime të paligjshme.
Një ndër to është edhe aplikacioni “Matrix” mbi të cilin, bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka rrëfyer se ka e ka përdorur për një periudhë të gjatë për të komunikuar në mënyrë të sigurt për qëllime kriminale.
Lini një Përgjigje