
Ish-prokurori Eugen Beci teksa ka komentuar Prokurorinë e Posaçme tha se puna e SPAK është vështirësuar shumë kohët e fundit.
Ai tregon se si kritikat e shumta nga një krah politik, po ashtu edhe lëvdatat ndikojnë dhe ushtrojnë presion te prokurorët, gjë që mund të ndikojë gjithashtu në objektivitetin e tyre.
“Puna e Prokurorisë së Posaçme dhe e Gjykatës së Posaçme në këto kohë është shumë e vështirë. Është bërë shumë e vështirë, pasi kemi dy krahë politik ku njëri po e sulmon e tjetri po e lëvdon shumë.
Të dyja janë të dëmshme edhe lëvdata e tepërt edhe kritika e tepërt, janë të dëmshme. Ato krijojnë një stres më shumë në punën e tyre të përditshme dhe ndikon minimalisht në objektivitetin e tyre.
Kjo trysni me apo pa të drejtë që krijohet ndaj prokurorëve apo gjyqtarëve të posaçëm do të çedojë në krijimin e një procesit të rregullt ligjor dhe objektiv. Sa më shumë ta lëvdosh dikë dhe sa më shumë ta shash dikë aq më shumë do krijosh trysni në punën e tij”, tha Eugen Beci.
Lini një Përgjigje