TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shkurt 2024, 22:31

Kush do të jetë "koka e turkut" që do të heqë vëmëndjen nga "koka" e Ramës dhe Veliajt?!

Shkruar nga Pamfleti

Kush do të jetë "koka e turkut" që do të heqë

Por ndonëse në një vend normal, në rastet të tilla do të pritej një tërmet në qeveri, këtu duhet të përgatitemi për diçka tjetër; kush do të bëhet ‘koka e turkut’ e radhës për të hequr vëmendjen nga "peshqit” e mëdhenj, Rama-Veliaj.

Intervista e djeshme e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj ka tronditur të gjithë qeverinë, me në krye Edi Ramën dhe kryebashkiakun Erjon Veliaj.

Deklaratat e tij ishin të forta, të drejtpërdrejta dhe më e rëndësishmja, të mjaftueshme sa për të vënë në lëvizje drejtësinë, e cila në rastin e inceneratorit ka bërë një sy qorr sa i takon përgjegjësve të vërtetë.

Por ndonëse në një vend normal në rastet të tilla do të pritej një tërmet në qeveri, këtu duhet të përgatitemi për diçka tjetër; kush do të bëhet ‘koka e turkut’ e radhës për të hequr vëmendjen nga "peshqit” e mëdhenj, Rama-Veliaj.

Siç jemi mësuar tashmë në Shqipëri, sa herë që plasin skandalet e qeverisë Rama, ‘Spin doctor’-ët e Rilindjes, vihet në lëvizje për të krijuar ngjarje të cilat shpërqendrojnë vëmendjen e publikut.

Diçka e tillë ka ndodhur sa herë është folur për aferën e madhe të inceneratorëve, atë të shëndetësisë apo e rastin e daljes së të dhënave të shqiptarëve në treg të zi.

Ngjarje të cilat janë kamufluar kohët e fundit me sulmin kibernetikë të iranianëve, me thirrjen e politikanëve të rëndësishëm në SPAK, me kapjen e krerëve të bandave në disa raste, me aksione në shkallë të gjerë të policisë, apo dhe me ndryshime në qeveri.

Thënë të gjitha këto, në ditët që vijnë duhet të përgatitemi për ngjarje relativisht të mëdha. Kryesisht goditja mund të vijë nga SPAK, i cili mund të bëjë ndonjë lëvizje ndaj ndonjë politikani të rëndësishëm, por jo ndaj Ramës dhe Veliajt. Mund të kemi të arrestimin e ndonjë të shumë kërkuari ose shkarkimin e ndonjë ministri, të gjitha opsionet janë të hapura në tavolinë, ajo që mbetet mister është se cilin prej skenarëve do të zgjedhin ‘spin doctor’-ët e Rilindjes./Pamfleti

rama-veliaj inceneratorët

Lini një Përgjigje