TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shkurt 2024, 20:54

Moti bën kthesën e madhe, çfarë na pret nga nesër

Shkruar nga Pamfleti

Moti bën kthesën e madhe, çfarë na pret nga nesër

Një front i ftohtë atmosferik do të përfshijë shumë të pjesë të rajonit tonë që sonte në mbrëmje duke kushtëzuar shtim të vranësirave, fuqizim të përkohshëm të erërave veriore dhe vetëm në disa lokacione mund të ketë reshje të dobëta atmosferike të intensitetit të dobët.

Anticikloni i fuqishëm me qendër në Mesdhe dhe Evropen jugperëndimore do të jetë ende prezent përkundër frontit të dobësuar të ftohtë ajror duke pamundësuar reshjet atmosferike, ndërkohë që pas frontit nga e shtuna do të vijojnë kthjellimet e motit dhe rritja e temperaturave ditore edhe pse mëngjeve pritet acar, madje në fillim  edhe i fortë.

Fronti do të fuqizojë erërat veriore dhe do të ulë temperaturat pas rritjes së përkohshme, megjithatë fonti do të kalojë shpejt dhe menjëherë nga e shtuna do të kemi përmirësim dhe stabilizim të plotë të motit.

Temperaturat ditore do të shënojnë rritje të ndjeshme dhe pritet një “mini-pranverë” në fillim të Shkurtit.

Lini një Përgjigje