TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shkurt 2024, 17:51

“SPAK po vret të vërtetën”, Bushati për inceneratorët: Të hetohet pasuria e Ramës dhe Veliajt

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK po vret të vërtetën”, Bushati për

Analisti Andi Bushati thotë se SPAK duhet të hetojë pasurinë e Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Sipas tij, SPAK duhet të hetojë aferën e inceneratorëve dhe jo ta fshehë të vërtetën.

Duke vijuar sërish analizën e intervistës së ish-zëvendëskryeministrit Arbën Ahmetaj, Bushati tha se si ai duhet të hetohet edhe Veliaj.

“Argumentimi që i bëri Arben Ahmetaj direktivës politike që i është dhënë SPAK-ut për ta hetuar çështjen e inceneratorëve në këtë drejtim është shumë bindës. Ahmetaj thotë, jo me pllakat e shtëpisë time, por me 60 milionëshin ça u bë.

Po pse të mos bëhet i njëjti hetim pasuror edhe për Erion Veliajn, të cilin e kemi me dokumente që ka tejkaluar edhe ligjin për ti dhënë para inceneratorëve.

Po pse të mos bëhet i njëjti hetim pasuror për Edi Ramën që i jep pikët bonus një kompanie që nuk është akoma e regjistruar”, ka thënë Bushati.

Sipas analistit SPAK ka vepruar me dy standarte sa i takon hetimeve dhe kjo ka bërë që këtij institucioni të drejtësisë ti vihet një njollë publike.

“Nga mënyra se si u mbrojt Ahmetaj ne kuptuam se SPAK, jo vetëm e ka bërë me dy standarde, por po bën një hetim për të vrarë të vërtetën.

Nëse unë deri dje e quaja Arben Ahmetaj si një nga arkitektët e inceneratorëve, sot unë besoj më shumë versionin që dha Ahmetaj, që duan të më bëjnë mua kokë turku, që përmes kokës time të shpëtojnë kokat e Veliajt dhe Ramës.

Është hera e parë mendoj unë që SPAK-ut ti vihet një njollë publike, që është i përdorur politikisht dhe nëpërmjet mjeteve juridike, po vë në zbatim një direktivë politike që mund të iki dhe Bllako dhe Koka, mund të ikë dhe Ahmataj.

Unë e kam thënë gjithmonë, se SPAK po ta kapësh në thelb është zbatimi i parrullës së Ramës: ka njerëz që kanë ngrënë kumbulla dhe dardha pas shpinës time.

Ahmetaj na konfirmoi dje, pikërisht këtë, që SPAK po bën këtë gjë", tha Andi Bushati në SYRI TV.

 

andi bushati erion veliaj edi rama

Lini një Përgjigje