TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shkurt 2024, 15:32

Përplasja Kosovë-Serbi për dinarin, Spartak Ngjela: Akt historik, serbët të ardhur nga hiçi!

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja Kosovë-Serbi për dinarin, Spartak Ngjela: Akt
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Kosovës për heqjen e dinarit si monedhë kombëtare.

Teksa ka vlerësuar Albin Kurtin si personalitet të madh, Ngjela shkruan se ky është  një akt historik për Shqiptarinë në rrafsh ballkanik.

Ngjela për serbët, avokati shprehet se në histori kanë ardhur nga hiçi.

Heqja e dinarit si monedhë kombëtare në Kosovë, dhe lënia vetëm e monedhës  Euro, është një fitore e madhe për konsolidimin e pavarësisë së Kosovës.

Bravo Albin Kurti, ky ishte një akt historik, bashkë me një vlerë historike për Shqiptarinë në rrafsh ballkanik. Personalitet i madh i rivendosur sot në Kosovë me dominimin e monedhës Euro në të gjithë Kosovën

Kurse presidenti i Serbisë, Vuçiç, flet përçart. Kosova është një shtet i pavarur, kurse mëndjemykuri i Beogradit flet për sovranitetin e Serbisë në lidhje ke një shtet të pavarur. Këta kanë qenë ngaherë serbët: të sëmurë, sepse në histori kanë ardhur nga hiçi. Bravo Albin Kurti për këtë vlerë të madhe që i dhe Kosovës dhe vetë shqiptarisë në Gadishullin Ilirik.”-ka shkruar Ngjela në një postim në Facebook.

Më 1 shkurt, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që përcakton se euroja është valuta e vetme me të cilën mund të kryhen pagesa.

Vendimi ka hyrë në fuqi, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për shtyrjen e afatit të zbatimit të vendimit.

Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, dinari serb ka qarkulluar qysh prej pasluftës.

Shteti serb ua paguan serbëve të Kosovës përmes një sistemi paralel  pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.

Në konferencë për media, Vuçiç ka thënë se do të bëjë gjithçka që serbët në Kosovë t’i marrin sërish të ardhurat e tyre.

spartak ngjela kosove

Lini një Përgjigje