
Mjekësia ligjore në Korçë ka deklaruar se gjatë kqyrjes së hollësishme që iu bë dy trupave të pajetë, të 74-vjeçares dhe vajzës së saj 54 vjeç, nuk u konstatua asgjë e dukshme e jashtme, si shkak për të përcaktuar vdekjen e tyre.
Paraprakisht mendohet vetëm se shkaqet e vdekjes janë ato që u përcaktuan që mbrëmjen e së enjtes.
Këtë të premte, mjeku ligjor ka dhënë lejen për varrosjen e tyre, ndërsa kampionë të analizave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Pas rezultatit të tyre, do të jepen dhe përgjigjja perfundimtare lidhur me shkakun e vdekjes se Eleni dhe Ornela Vangjeli.
Eleni dhe Ornela Vangjeli, nënë e bijë, nuk u përgjigjeshin në telefon familjarëve të tyre prej pesë ditësh, ndërsa ditën e sotme janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre në Korçë.
Djali i cili jetonte dhe punonte në Greqi duke mos u lidhur në telefon me to, u nis për Shqipëri, për t'u përballur me fatkeqësinë që kishte ndodhur.
Lini një Përgjigje