TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shkurt 2024, 13:24

Grabitja e 'Exchange' në Institut, reagon policia: Autorët e maskuar thyen murin dhe morën rreth 300 mijë lekë

Shkruar nga Pamfleti

Grabitja e 'Exchange' në Institut, reagon policia: Autorët e

Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Institut, ku u grabit një pikë e këmbimit valutor.

Në njoftimin për mediat, policia tha se shuma e grabitur është 30 mijë lekë të rinj dhe se po vijon puna për identifikimin e autorëve.

"Më datë 01.02.2024, gjatë natës, në Insitut Bujqësor, në rrugën “Kastriotët”, shtetas ende të paidentifkuar kanë dëmtuar murin e një subjekti për këmbimin valutor, në pronësi të shtetasit F. Gj., 59 vjeç, kanë marrë 30 000 lekë të rinj, dhe janë larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.

 

exchange institut grabitje policia 300 mije leke

Lini një Përgjigje