
Muaji shkurt parashikohet kryesisht nga moti i thatë dhe me temperatura relativisht të ngrohta. Sipas meteorologes Lajda Porja, 10 ditët e para nuk do të ketë reshje shiu.
"Shkurti ka startuar me mot të qëndrueshëm, do të jetë me mot të qëndrueshëm të paktën për 10-ditëshin e parë nuk ka sinjale për reshje. Këto retë dhe vranësirat që shikojmë tani do të largohen gradualisht, në mesditë do jetë diell, do ketë vranësira në pjesën e dytë të ditës. Nuk ka reshje sot, 18 gradë është, le të themi 3-4 gradë mbi. Edhe nesër, të paktën fundjava se dhe sot ka një rritje të lehtë, do të ndryshojnë edhe mëngjeset. Pra kemi rritje në vlerat minimale në zonat malore, më e ulëta është 0 apo -1 ekstremi, le të themi Bajram Curri më pas kalon në pozitive gjithë zona malore, Kukësi, Peshkopia, të gjitha zonat do jenë 2-3 gradë.
Një nga faktorët që ndikon në ndjesinë se është më ftohtë apo më ngrohtë nga sa janë temperaturat reale, është lagështira. Tirana është një nga qytetet me më shumë lagështi ndaj dhe mëngjesi ndihet më i ftohtë. Sa i përket reshjeve të dëborës, priten në pjesën e dytë të muajit dhe kryesisht në zonat malore. Fundjava e parë e muajit do të jetë në temperatura të larta përgjatë vijës bregdetare.
Ka sinjale në pjesën e dytë të shkurtit për reshje dëbore në zonat malore, në sasi të pakta le të themi, por presim që shkurti edhe nga ana klimatike le të themi do jetë i ngjashëm me shkurtin tipik, që nuk ka shumë reshje, nëse e krahasojmë me dhjetorin dhe janarin është shumë më i thatë. Sa i përket temperaturave, ka nisur me temperatura më të larta, pritet që pjesa e parë të jetë, ditën e diel do jetë 20 gradë", tha Porja për Tv Klan.
"20 gradë këtë të diel në vijat bregdetare të ulëta, Vlora, Saranda, 19 Fieri, Lushnja, 18 Tirana, Durrësi, 18-19 gradë pra temperatura shumë të larta përgjatë kësaj fundjave.
Për ata që duan të shijojnë dëborën, mund ta gjejnë në malin e Korabit, Tomorrit dhe në Razmë. Java e ardhshme nis sërish me temperatura të larta dhe reshje kalimtare në fund të saj. Porja shton se do të ketë edhe një episod me të ftohtin polar", shtoi meteorologia.
Sipas Lajdës, të ftohtin do ta përjetojmë në pjesën e dytë të shkurtit i cili do të zgjasë jo më shumë se tre apo katër ditë, ku temperaturat mund të shkojnë sërish, në zonat malore e theksoj, -5 gradë apo -6. Pra një të ftohtë polar do ta përjetojmë edhe në shkurt.
Ajo shton se, dimri do të zgjasë, do marrë ‘borxh’ nga pranvera deri nga data 20 mars. Pra nuk është çudi që ne të shikojmë edhe në mars dëborë.
Lini një Përgjigje