Ai thotë se PD nuk mund të bashkohet pa tejkaluar burimin e konfliktit, që janë Basha dhe Berisha.
Analisti Skënder Minxhozi analizoi situatën në Partinë Demokratike dhe përplasjen mes tre fraksioneve, të cilat në vend të bashkimit dhe ecjes, kanë zgjedhur rrugën e sulmit dhe kritikave për njëra tjetrën.
Ai thotë se PD nuk mund të bashkohet pa tejkaluar burimin e konfliktit, që janë Basha dhe Berisha.
“As ata që kanë 400 mijë vota as ata që kanë stemën, nuk do jenë të prirur për të hapur rrugët që aty të vijë një i tretë. Nëse kjo PD kërkon bashkim dhe jo një ndarje, që do ishte një fund për ta, ky bashkim vjen duke kaluar binomin dhe origjinën e krizës. Dihet shkuar në shtatorin e 2021, dhe të tejkalohet kjo krizë. Detyra e Bardhit dhe dyshes Berisha dhe Basha nëse kanë vullnet për të gjetur zgjidhje, do jetë shumë e vështirë. Amerikanët kanë folur hapur me Bardhin, por mbetet të shihet si do sillet në Tiranë”, tha ai.
Ai shtoi se grupimi i deputetëve që janë rreth Bardhit, duhet të gjejë një zgjidhje, e cila duhet të kalojë dy ekstremet konfliktuale, krahun e Berishës dhe Bashës. Sipas tij, kjo do të ishte një zgjidhje afatgjatë për PD, pasi çdo skenar tjetër, do ta thellonte më tej lëngatën e PD.
“Ai ka shumëçka në dorë në këtë situatë fluide. Ka ardhur koha që Bardhi dhe të tjerët si protagonistë, të asaj që quhet zona e mesit në PD, kanë detyrën e vështirë, por të domosdoshmes dhe urgjente që të gjejnë një zgjidhje përtej dy grupimeve nëse do duhet të kishte një zgjidhje afatgjatë dhe çdo gjë tjetër do ta çonte lëngatën e PD më tej”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje