Njihuni me deklarimin pranë ILDKPKI të bërë nga kreu i SPAK, Altin Dumani...
Zbulohen deklarimet pasurore të prokurorëve të SPAK. “Pamfleti” pak ditë më parë publikoi të dhënat e deklaruara nga ministrat dhe deputetët, teksa tani kemi siguruar deklarimet në ILDKPKI të prokurorëve të SPAK.
Prokuroria e Posaçme ka në përbërje të saj 20 prokurorë, ku një pjesë kanë pasuri të majme, disa më pak. Sot po e nisim me kreun e saj, Altin Dumanin, duke vijuar me emra të tjerë më pas.
Altin Dumani deklarimin e parë pasuror e ka bërë në vitin 2004 dhe në atë kohë deklaronte: “Depozitë bankare në emër të bashkëshortes me vlerë 1 035 Dollarë të depozituara në 31.03.2003 me burim të ardhura si kursime familjare. Gjendje monetare cash me burim të ardhura si kursime personale dhe familjare, 500 000 Lekë. Pronar 100% i një autoveture të tipit Volkswagen Golf, blerë në Prill 2003 sipas kontratës së shitblerjes me vlerë 300 000 Lekë, me burim të ardhura nga kursimet personale dhe familjare. Të ardhura neto në vlerën 677 757 Lekë nga paga si Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. E ardhura bruto është 820 669 Lekë për të cilën detyrimet fiskale janë 142 912 Lekë. Bashkëshortja, të ardhura neto në vlerën 412 552 Lekë nga Prokuroria e Përgjithshme. E ardhura bruto është 479 426 Lekë për të cilën detyrimet fiskale janë 66 874 Lekë”.
Më pas ai ka vijuar me deklarimet, ku padyshim pasuria ka ndryshuar dhe ne sot po publikojmë deklarimin më të fundit, atë të vitit 2022 (për vitin 2023 deklarimi bëhet tani). Pra bëhet fjalë për vitin kur Dumani mori drejtimin e SPAK.
Ai ka deklaruar 3 objekte të dhëna me qira. Ku edhe pse nuk specifikohet, sipas burimeve janë 3 apartamente që kreu i SPAK i lëshon me qira. Më herët ka deklaruar kryesisht për të huaj. Po ashtu ka deklaruar shitjen e një automjeti dhe blerjen e një makine nga gruaja e tij me vlerë 10 mijë euro. Po ashtu të dy kanë deklaruar disa llogari bankare dhe një kredi. Vetë Dumani ka deklaruar të ardhura të majme nga paga, pasi ai është ndër personat me pagën më të lartë në vend.
“Pamfleti” dëshiron të sqarojë se qëllimi publikimit të deklarimeve pasurore për zyrtarët është vetëm transparenca, kjo pasi vetë ILDKPKI mori përsipër t’i bënte publike pasuritë, por sërish i kyçi në sirtar. Në javët në vijim do të vijojmë me kryetarë bashkish dhe funksionarë të tjerë.
Altin Dumani
Shitur makina me vlerë 3.300 euro
Llogari bankare, +56,427.73 ALL
Llogari bankare, + 544,075.16 ALL
Llogari Bankare, +230,447.40 ALL
Të ardhura nga qeraja, 1,800.00 EUR
Të ardhura nga qeraja, 5,400.00 EUR
Të ardhura nga qeraja, 240,000.00 ALL
Të ardhura nga paga, 5,607,532.00 ALL
Kredi bankare: Shuma e shlyer nga deklarimi i mërparshëm 284,526.00 ALL, Shuma e pashlyer: 2,223,768.00 ALL
Bashkëshortja
Blerë makinë me vlerë 10 mijë euro
Llogari bankare, 2,295.00 ALL
Llogari bankare, -319,366.16 ALL
Llogari bankare, +69,095.23 ALL
Llogari bankare, +2,395.98 ALL
Llogari bankare, -220,853.28 ALL
Llogari bankare, 5,377.09 EUR
Llogari bankare, +5,000.00 USD
Të ardhura të tjera, 2,295.00 ALL
Të ardhura nga paga, Emërtimi: Universiteti Aleksander Moisiu, 1,499,259.00 ALL
Vajza
Llogari bankare, 3,099.00 USD
Depozitë bankare, -131,000.00 ALL
/Pamfleti

Lini një Përgjigje