TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Shkurt 2024, 21:10

Megaoperacioni “Tempulli”, Avokatja e Popullit: Nuk dihet nëse të arrestuarit janë konsumatorë apo shpërndarës

Shkruar nga Pamfleti

Megaoperacioni “Tempulli”, Avokatja e Popullit: Nuk dihet nëse

Megaoperacioni që mban emrin “Tempulli” është zhvilluar në disa qytete të vendit, si pasojë e të cilit janë arrestuar rreth 800 persona.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka folur për një tjetër aspekt që është respektimi i të drejtave të njeriut.

Sipas saj në ditët që është zhvilluar operacioni është evidentuar një mbipopullim i tmerrshëm në komisariate duke cënuar dhe të drejtata e njerit.

Sipas Ballancës, nuk dihet ende nëse shumica e 800 të arrestuarve gjatë operacionit “Tempulli” janë konsumatorë apo shpërndarës të drogës.

“Kur u bë operacioni, bëmë një monitorim dhe ishte evidente që kishim një mbipopullim të tmerrshëm në secilin prej komisariateve. Kjo më tej krijon dhe cënim të të drejtave të njeriut. Sot unë them se sigurisht forca e ligjit duhet të ndihet në lidhje me këtë çështje, ashtu sikurse shpresoj që 10% e këtyre personave të ndryshojnë qasjen prapë është një arritje e madhe për shoqërinë tonë, por edhe në bindjen time masa më e madhe e personave të arrestuar, nuk e di nëse janë konsumatorë, apo shpërndarës të drogës”, tha Ballanca.

Sipas Avokates së Popullit edhe konsumimi edhe shpërndarja janë vepra penale, por politika penale duhet ndryshuar.

“Çdo gjë është vepër penale dhe konsumimi dhe shpërndarje, por duhet qasje tjetër dhe duhet ndryshuar politika penale për të hequr këtë zakonin tonë të papërshtatshëm që ne duam ta shikojmë në burg që ditën e parë që bie nën akuzë. Kjo është një nga problematikat që ka gjetur dhe Këshilli i Evropës që tha se Shqipëria ka numrin më të madh të të burgosurve dhe të paraburgosurve në rajon, 30% më shumë se sa ajo që është e rekomanduar në vendet e Këshillit të Evropës”, tha Ballanca në Euronews.

erinda ballanca tempulli

Lini një Përgjigje