
Në Fier janë shënuar sot dy aksidente gjatë ditës, në orare të ndryshme, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona.

Aksidenti i parë është shënuar rreth orës 17.00 ku janë përplasur tre automjete, në aksin rrugor "Fier-Seman", në fshatin Ferm Çlirim.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital.
Konkretisht të lënduar janë drejtuesit e automjeteve, si dhe dy pasagjeret e automjetit tip "Toyota".

Aksidenti i dytë është shënuar rreth orës 19.00, në aksin rrugor Fier- Patos, në fshatin Portëz, ku një automjeti tip “Audi” është përplasur me një automjet tip "Opel".
Si pasojë e përplasjes, automjetet kanë përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Drejtuesit e dy mjeteve janë identifikuar si personat me iniciale Xh.G. dhe H.Rr.
Sipas raportimeve, drejtuesi i mjetit “Opel” me inicialet H. Rr. Ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Lini një Përgjigje