
Megaoperacioni “Tempulli” ka parë një angazhim të madh të forcave policore, ku ka patur edhe mbikqyrje nga ajri.
Eksperti i sigurisë Fation Softa, ka vënë në dukje faktin se mbikëqyrja ajrore nuk është përdorur në rastet e atentateve.
Sipas tij i njëjti përkushtim duhet edhe për të ndjekur personat që largohen nga vendi i krimit.
“Operacioni “Tempulli” është një nga operacionet më të mëdha, i organizuar nga policia e shtetit. Përveç një organizimi dhe shtrirje territoriale, ka pasur dhe një mbikëqyrje nga ajri nëpërmjet një helikopteri, gjë të cilën nuk e kemi parë në rastet e atentateve që ka ndodhur në raste të veçanta.
Nuk ka qenë ky përkushtim për të kontrolluar apo për të ndjekur personat që janë larguar nga vendi i krimit. Midis suksesit të policisë duhet të radhis dhe trishtimin”, ka thënë Softa në Euronews.
Lini një Përgjigje