TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Maj 2025, 15:15

Seanca për Sterilizimin, Beqaj tenton të lajë duart; irritohet me Dhomën e Avokatisë dhe ‘etiketimet’ në dosjen e SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Seanca për Sterilizimin, Beqaj tenton të lajë duart; irritohet me

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dëshmuar në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Beqaj ka pasur shumë kritika, pasi nuk i ka pëlqyer fakti që dosja njihet si “Ilir Beqaj dhe të tjerët”. Po ashtu ka sulmuar edhe avokatin Maks Haxhia, kreun e Dhomës së Avokatisë. Më pas seanca u shty, për shkak se një nga avokatët u largua nga seanca për arsye familjare.

Ilir Beqaj: Sa i takon komunikimit publik, kjo nuk është çështja e Sterilizimit, as kontratë e Sterilizimit dhe as koncesion i Sterilizimit. Kjo nuk përmendet as në titullin e kontratës. Sterilizimi është vetëm një nga 6 komponentët e kontratës. Kjo është çështje e instrumenteve kirurgjikale.

E dyta, i referohen dosjes “Ilir Beqaj dhe të tjerët”. Unë jam i fundit në kërkesën e gjykatës. Pse duhet të thuhet “Ilir Beqaj dhe të tjerët”. Këta të tjerët i bie sikur janë këtu prej meje. Unë synoj pafajësinë dhe kjo është nominale, jo.

Së treti, e kam për avokatin Maks Haxhia, si drejtues të dhomës së avokatisë. Avokati kryesisht i caktuar nga gjykata për dy javë tha se është i gatshëm për mbrojtjen, pa e lexuar dhe pa më takuar mua ndonjëherë. Unë i kam parë edhe komentet e Haxhiajt për SPAK-un.

Do të doja të informohem nga gjykata, kur ka ardhur avokati kryesisht të njihet me dosjen time?

Vendimi i datës 23.1.25 përmban të dhëna dhe informacione të rreme. Procedimi ndaj meje nuk duhet të kishte nisur, pasi i njëjti fakt penal është hetuar nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo prokurori e ka pushuar çështjen.

Në vendimin e gjyqtares paraprake përmendet 15 herë neni i Kodit Penal, që flet për armëmbajtjen pa leje. Se ç’lidhje kam unë me këtë, nuk e di.

Lini një Përgjigje