Një rrjet kriminal i trafikut të drogës është shkatërruar nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane, duke goditur një prej grupeve më të fuqishme kriminale.
Për analistin Pano Soko, nëse një aksion i tillë i SPAK do të ishte zhvilluar para zgjedhjeve, konfigurimi i votave do të kishte qenë ndryshe.
Soko thekson se ky operacion është ndikuar nga politika dhe, sipas tij, nëse do të ishte realizuar një muaj para zgjedhjeve, do të kishim një rezultat tjetër elektoral, veçanërisht në qarkun e Durrësit.
'Unë këtë aksion e shoh politikisht.
Nëse do të kishte ndodhur një muaj më herët, jam i bindur se disa personazhe të cilët janë ngritur nga hiçi, disa deputetë që morën ‘vota surprizë’ dhe disa ‘star’ elektoralë, nuk do të ishin krijuar.
Po ashtu, konfigurimi i votave, të paktën në Durrës, do të kishte qenë krejt ndryshe.
Duke marrë shkas nga kjo, sipas Sokos, krimi ka zgjatur dorën dhe ka deformuar rezultatin zgjedhor edhe në këto zgjedhje.
Këtë e lidh me faktin që, pas vitit 2013, krimi i organizuar ka infiltrim në Parlament dhe se në zgjedhjet e mëparshme (2017 dhe 2021) krimi ka qenë më i fshehur dhe më pak i dukshëm. Pavarësisht se ai ekzistonte, veprimet e tij ishin më të kamufluara.
Për fat të keq, akoma dhe sot, kemi një tablo elektorale të ndotur. Krimi ka patur dorë dhe ka deformuar rezultatet zgjedhore.
Jam i kënaqur që SPAK po kryen aksione të tilla me partnerët ndërkombëtarë, por thekson se presionin ndaj krimit dhe politikanëve duhet ta kishte pasur më herët dhe me më shumë efikasitet.
Do duhej që SPAK, si pjesë e aksioneve për menaxhimin e situatës zgjedhore, të kishte pasur një ndikim më të madh dhe me rezultate të prekshme.', tha Soko për MCN.
Lini një Përgjigje