
Pas Safet Gjicit, është marrë e pandehur edh e vajza e cila u filmua në zyrë me ish-kryebashkiakun. Pak më parë Gjici u vu në pranga me akuzën e korrupsionit, por mësohet se SPAK ka ngritur akuza dhe për vajzën e njohur tashmë si Alma Kaçi. Sipas informacioneve ndaj saj është vendosur masa e arrestit në shtëpi, duke qenë se ajo ka fëmijën e mitur.
Alma Kaçi mësohet se është ndalur në qytetin e Shkodrës dhe më pas është shoqëruar në banesën e saj në Durrës. Ndaj saj është ngritur akuza e “korrupsionit aktiv”. Vajza në fjalë kishte paraqitur në Bashkinë e Kukësit një projekt për të menaxhuar qentë e rrugës. Akti seksual është bërë pikërisht që ajo të përfitonte tenderin. Për këtë arsye SPAK e ka marr të pandehur.
Më herë në pranga ra Safet Gjici. Ai u ndalua në një lokal pran banesë së tij në Tiranë.
Lini një Përgjigje