Një pikë për këmbimi valutor është grabitur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë nga një autor ende i paidentifikuar. Mësohet se janë vjedhur rreth 40 mijë euro sipas punëtorit të pikës së këmbimit valutor.
Policia jep 5 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës se Re në Tiranë. Autori i maskuar pas vjedhjes është larguar me biçikletë.
Ky është momenti kur autori ende i paidentifikuar kërcënon me armë dy punonjëse në pikën e këmbimit valutor dhe u merr eurot.
Lini një Përgjigje