TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Qershor 2023, 10:20

Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 24-vjeçari në Fier

Shkruar nga Pamfleti

Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 24-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier ku një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet.

Uniformat blu bëjnë me dije se pas aksidentit në pranga ka rënë drejtuesi i automjetit. Sipas policisë mësohet se është arrestuar 24 vjeçari banues në Darëzezë, Fier, pasi në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, duke drejtuar automjetin ka përplasur një këmbësor, 34 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë një 24 vjeçar, banues në Darëzezë, Fier, pasi në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, duke drejtuar automjetin ka përplasur një këmbësor, 34 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

fier kembesor perplasje

Lini një Përgjigje