TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Qershor 2023, 15:02

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me barrierat, humb jetën 39-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me barrierat, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në Itali ku si pasojë humbi jetën shqiptari Mirjan Cangoja. Ngjarja ndodhi në zonën e Breshias.

39-vjeçari humbi kontrollin e mjetit të tij e më pas u përplas me barrierën.

Goditja ishte fatale, aq sa i riu ndërroi jetë në vendngjarje.

Ishin kalimtarët e rastit ata që njoftuan për aksidentin. Policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes, por për fat të keq i riu ndërroi jetë.

Lini një Përgjigje