TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Qershor 2023, 19:29

Hiqen si efektivë duke zhvatur qytetarët, policia jep alarmin: Bëni kujdes, ka nisur një mashtrim masiv në rrjet

Shkruar nga Pamfleti

Hiqen si efektivë duke zhvatur qytetarët, policia jep alarmin:

Një fushatë mashtrimi online me qëllim zhvatjen e qytetarëve dhe bizneseve duket se po ndodh ditët e fundit në vendin tonë.

Mësohet se disa persona ende të pa identifikuar ju dërgojnë qytetarëve apo bizneseve e-maile duke përdorur emrat e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, me qëllim që të bëhen të besueshëm dhe më pas ju kërkojnë shuma të mëdha parash.

Polica e Shtetit ndërkohë ka dalë me një njoftim ku ju kërkon qytetarëve dhe bizneseve që të kenë kujdes nga mashtrimi online. Gjithashtu Policia njofton se ka vendosur në dipozicion një e-mail ku të gjithë persont e prekur mund të raportojnë rastet e tyre.

Hiqen si efektivë duke zhvatur qytetarët, policia jep alarmin:

"Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike është vënë në dijeni për një fushatë mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e cila synon persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike njofton të gjithë qytetarët, se ka nisur puna policore e menjëhershme, për parandalimin e pasojave, për hetimin e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’i shkuar në ndihmë çdo shtetasi që mund të preket nga kjo fushatë mashtrimi, bashkëlidhur këtij njoftimi do të gjeni formatin në të cilin dërgohet mesazhi i postës elektronike, si dhe dokumentin e rremë që i bashkëngjitet këtij mesazhi.

Policia e Shtetit fton qytetarët që janë prekur nga këto mesazhe të cilat iu kanë shkuar në emër të titullarëve të Policisë së Shtetit, kjo për të rritur besueshmërinë e këtyre mesazheve, të denoncojnë menjëherë në adresën e postës elektronike [email protected], të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, e cila është duke kryer hetime intensive dhe në ditët në vijim do të japë më shumë informacion rreth kësaj fushate mashtrimi", njofton policia. 

Lini një Përgjigje