TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Qershor 2023, 19:06

Motori përplas për vdekje këmbësorin në Lushnje, drejtuesi i mjetit rëndë në spital

Shkruar nga Pamfleti
Motori përplas për vdekje këmbësorin në Lushnje,
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Lushnje. Policia bën me dije se një 37-vjeçar i cili po drejtonte motorin e tij ka përplasur një këmbësor, e fatkeqësisht ky i fundit ka ndërruar jetë.

Ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranën nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori pasi ditën e sotme, në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, Lushnjë, shtetasi L. D., 37 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka përplasur një këmbësor, shtetasin G. D., 49 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Shtetasi L. D. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedural”, thotë policia në njoftimin e saj zyrtar

Lini një Përgjigje