Një skelet njeriu është gjetur sot në mëngjes, gjatë punimeve që po kryheshin në nga një firmë në parkun e Drilonit në afërsi të fshatit Guras.
Punonjësi i cili ka konstatuar skeletin tha se kishim të bënim me një skelet që i përket një burri në moshë, kjo për shkak të veshjes dhe kafkës e cila kishte vetëm një dhëmb.
Gjithashtu ai theksoi se lajmëroi menjëherë policinë për ngjarjen, ku më pas grupet e palombarëve vajtën në vendngjarje për të gjetur pjesët e tjera të skeletit.
Nuk dihet saktësisht kujt i përkasin mbetjet kockore, por ato janë çuar në institutin e mjekësisë ligjore. Dyshimet paraprake kanë të bëjnë me ndonjë person të moshuar që mund të ketë humbur jetën tragjikisht, por nuk përjashtohen as pistat e tjera. Policia po heton mbi këtë situatë.
Sipas policisë do të vijojë puna për dokumentimin e plotë të rastit pasi mbetjet kockore do të dërgohen për ekzaminime ndërkohë që paraprakisht ajo që thotë policia është se këto mbetje kockore humane mendohet të jenë të hershme.
Lini një Përgjigje