TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Qershor 2023, 10:13

Ngjarje tragjike, djali 2-vjeçar vret me armë nënën e tij shtatzënë në SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje tragjike, djali 2-vjeçar vret me armë nënën e

Një fëmijë në Ohio duke luajtur me një armë që dyshohet se e gjeti në komodinën e prindërve të tij, qëlloi aksidentalisht dhe vrau nënën e tij shtatzënë tetë muajshe. Mediat e huaja raportojnë se 2 vjeçari e ka qëlluar me pistoletë pas shpine mamanë e tij.

Mësohet se ka qenë vetë 33 vjeçarja që ka marrë në telefon urgjencën dhe ka shpjeguar se është qëlluar aksidentalisht nga djali i saj 2 vjeç dhe se ajo ishte në javën e 33 të shtatzanisë.

Fatkeqësisht me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve të shpëtimit, e reja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa mjekët nuk kanë arritur të shpëtojnë as fetusin që ajo mbante. 

Policia gjeti një pistoletë 9 mm të vendosur në një komodinë në dhomë si dhe dy armë të tjera të mbushura. Bashkëshorti i viktimës, i cili në momentin e ngjarjes ishte larg shtëpisë, i tha policisë se armët i përkisnin atij.

shba ngjarje tragjike

Lini një Përgjigje