TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Qershor 2023, 12:15

Zhduket 46 vjeçari në Elbasan, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Shkumbin

Shkruar nga Pamfleti

Zhduket 46 vjeçari në Elbasan, dyshohet se e ka marrë rrjedha e

Një 46-vjeçar është raportuar i zhdukur në Elbasan. Ka qenë vëllai i tij i cili ka bërë denoncim në polici, duke thënë se ka humbur gjurmët që prej dy ditësh me të.

Blerim Preçi ka qenë duke punuar një sipërfaqe toke buzë lumit Shkumbin dhe dyshimet paraprake janë se atë mund ta ketë marrë rrjedha e lumit.

Familjarët e 46 vjeçarit kanë shprehur dyshimet se mund ta ketë marrë aksidentalisht rrjedha e ujit, gjatë kohës që ka tentuar për të kaluar në kahun tjetër të lumit për t’u kthyer në shtëpi.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së bashku me familjarët, kanë nisur kërkimet përgjatë shtratit të lumit Shkumbin.

Gjithashtu, krahas shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, janë angazhuar edhe palombarët e Repartit Special RENEA, të cilët vijojnë kërkimet në të gjithë rrjedhën e lumit, me qëllim gjetjen e trupit të 46-vjeçarit.

shkumbin elbasan zhdukje

Lini një Përgjigje