TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Qershor 2023, 12:50

E rëndë në Tiranë, një grua bie nga kati i 7 i pallatit dhe humb jetën

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Tiranë, një grua bie nga kati i 7 i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Një e moshuar ka humbur jetën sot në kryeqytet pasi ka rënë nga kati i shtatë i pallatit.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ku dyshohet se ka rënë nga kati i 7-të i pallatit ku banonte shtetasja N. B., 87 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Ende nuk dihet nëse e moshuara vuante nga ndonjë sëmundje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje