TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Qershor 2023, 15:45

Vrasja e Kudret Saliajt pranë Gjykatës së Tiranës, prokuroria kërkon burg për jetë për ish-vjehrrin e tij

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Kudret Saliajt pranë Gjykatës së Tiranës,

Prokuroria ka kërkuar burgim përjetshëm për Mexhit Picarin, i cili 2 vite më parë vrau Kudret Saliajn, ish-dhëndrin e tij.

Saliaj u qëllua për vdekje në qershor të vitit 2021, në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës. Çifti Dhurata e Kudret Saliaj, ishin në proces divorci për shkak se kishin mosmarrëveshje, kur ndodhi krimi i rëndë në muajin qershor të vitit të kaluar.

Ai mbërriti në një lokal pranë gjykatës së Tiranës, ku priste të zhvillohej seanca e radhës për divorcin dhe ndodhej në praninë e avokatit të tij si dhe një punonjëseje sociale.

Vjehrri i tij Mexhit Picari pasi e vëzhgoi bashkë me të bijën Dhurata Saliaj, e qëlloi për vdekje dhëndrin, në ngjarje mbeti i plagosur edhe avokati Adriatik Cami.

Prokuroria thotë se babë e bijë organizuan në bashkëpunim krimin e rëndë. Mësohet se për Dhuratën prokuroria ka kërkuar 35 vite burg.

 

kudret saliaj vrasje

Lini një Përgjigje