TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Qershor 2023, 16:09

Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit, të pandehurit kërkojnë kohë të përgatisin mbrojtjen

Shkruar nga Pamfleti

Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit, të

Seanca për inceneratorin e Elbasanit është shtyrë sërish me konkluzionet e mbrojtes. Gjithashtu bëhet me dije se gjatë seancës nga pala e mbrojtjes ka qenë vetëm ajo e Jonida Zeqos, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, ndërkohë të pandehurit e tjerë kërkuan kohë që të përgatisin mbrojtjen. 

Mësohet se avokati i saj, Sajmir Visha gjatë seancës kërkoi pushimin e çështjes, me pretendimin se kjo çështje është gjykuar njëherë nga prokuroria e Elbasanit dhe se SPAK nuk është organ më i lartë se prokuroria e Elbasanit.

Gjithashtu avokati ka kërkuar që nëse ajo shpallet e fajshme nga gjykata, atëherë të kalojë në shërbim prove, pasi është një grua e sapomartuar.

Po ashtu, sot u lexuan konkluzionet për Jonida Zeqon, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, e cila akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë avokati i saj e ka kundërshtuar këtë akuzë, duke argumentuar se klientja e tij ka firmosur thjesht një draft projekt dhe se vendimi përfundimtar është marrë me VKM, prandaj nuk mund të jetë përgjegjëse një punonjëse me pagë 500 mijë lekë të vjetra për një projekt të firmosur.

Mësohet se seanca e radhës është lënë të mbahet në datën 6 korrik.

inceneratori elbasan seanca shtyhet

Lini një Përgjigje