
Një targë CD e vjedhur disa ditë më parë në rrugën "Skënderbeg", njohur si Rruga e Ambasadave në Tiranë ka ngritur në këmbë Policinë e Tiranës.
Një person, ende i paidentifikuar, mësohet se ka marrë targën diplomatike të ambasadës polake dhe është larguar. Policia, përmes pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë ka mundur të fiksoj autorin e dyshuar të vjedhjes, por deri tani ka qenë i vështirë identifikimi.
Sakaq, është publikuar një foto nga kamerat e sigurisë të autorit të dyshuar të ngjarjes.
Burime nga policia bëjnë me dije se targa dyshohet se mund të jetë marrë për efekt përdorimi në ngjarje kriminale dhe po punohet për të gjetur autorin.
Lini një Përgjigje