TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Qershor 2023, 09:56

Grabitet "exchange" në Astir, një person kërcënon me armë dy punonjëset dhe vjedh 30 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

Grabitet "exchange" në Astir, një person kërcënon

Një pikë këmbimi valutor është grabitur mëngjesin sotëm në zonën e Astirit në Tiranë.

Një person i armatosur dhe me maskë anti-Covid ka hyrë në një Exchange duke marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Brenda Exchange kanë qenë dy punonjëse, të cilat nën kërcënimin e armës kanë hapur sirtarët ku mbanin paratë. Sipas tyre shuma e marrë në këtë pikë këmbimi është rreth 30 mijë euro.

Autori mësohet se pasi ka marrë paratë është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, ndërsa kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.06.2023, rreth orës 08:25, në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

astir grabitje arme

Lini një Përgjigje