
Një punëtor ka rënë nga skela e një pallati në Bulqizë, teksa ishte duke punuar.
Mësohet se punëtori është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur specialistët e inspektoriatit kombëtar të punës dhe policia, ku dhe kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.
Inspektorët po verifikojnë nëse janë zbatuar kushtet e sigurimit në punë nga ana e kompanisë.
Lini një Përgjigje