TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Qershor 2023, 11:11

Zbardhen detaje nga grabitja e pikës së këmbimit valutor në Astir, autori mori 40 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga grabitja e pikës së këmbimit valutor në
Dyshohet se autori i grabitjes së pikës së këmbimit valutor në Astir, Tiranë është një 35 vjeçar.

Mësohet se autori ka qenë me kapele dhe me me një maskë anti Covid ku është ofruar dhe nën kërcënimin e armës ka marrë nga punëtorët një shumë prej 40 mijë eurosh.

Sipas policisë autori ka ikur në këmbë më pas me biçikletë.

Për të bërë identifikimin e tij policia ka sekuestruar disa kamera sigurie, ku  shihet momentin kur punonjësi është futur në ambientet e kësaj pike këmbimi, duke ecur më pas në këmbë dhe më pas është larguar me biçikletë.

"Më datë 24.06.2023, rreth orës 08:25, në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë."-thuhej në njoftimin policisë.

 

 

grabitja e pikës së këmbimit valutor në astir

Lini një Përgjigje