
Një i moshuar është përplasur për vdekje në zonën e Malit të Robit. Mësohet se 80-vjeçari Y.L ishte duke udhëtuar me biçikletë, por e ka përplasur një makinë, duke i shkaktuar vdekjen. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.
“Rreth orës 14:10, në rrugën dytësore “Kavajë-Mali i Robit”, automjeti me drejtues shtetasin S. K., 29 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi Y. L., rreth 80 vjeç.
Nga përplasja shtetasi Y. L. ka humbur jetën, ndërsa 29-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje