TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Qershor 2023, 13:27

"Mbushën" ish-Bllokun me kokainë, pranga për 3 persona; shpallen në kërkim 2 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

"Mbushën" ish-Bllokun me kokainë, pranga për 3 persona;

Një 25-vjeçar, i identifikuar si Rei Trimi, është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se është i përfshirë në aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogërave në kryeqytet.

Arrestimi i tij u bë pas një hetimi disamujor në kuadër të operacionit policor të koduar “Rapid dispatch”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë operacionit është sekuestruar lëndë e dyshuar narkotike kokainë, shuma parash, 7 aparate celulare, një automjet dhe është vënë në pranga 1 shtetas.

Gjithashtu janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg” për dy shtetas të tjerë, Vilson Hasani dhe Mariglen Pupa, si dhe janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tyre.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas e shisnin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e ish-Bllokut.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre, shtetasve me inicialet S. T., dhe A. B.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

kokaine ish bllok 3 persona

Lini një Përgjigje