TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Qershor 2023, 18:35

Skandali seksual në zyrë, arrestohet Safet Gjici

Shkruar nga Pamfleti
Skandali seksual në zyrë, arrestohet Safet Gjici
Safet Gjici

Arrestimi i tij është bërë në Tiranë, tek zona e “Vilave Gjermane”. Gjici ka qenë duke pirë kafe në një lokal në momentin që i është komunikuar urdhri i arrestit...

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është arrestuar sot nga policia. Në kuadër të hetimeve të nisura pas publikimit të videos seksuale të pak ditëve më parë, SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit ndaj tij.

Gjici u filmua duke kryer marrëdhënie intime me një vajzë, por pasi u publikua videoja e plotë rezultoi se 40-vjeçarja në këmbim do të merrte tenderin për menaxhimin e qenve të rrugës në Kukës.

SPAK mësohet se ka verifikuar dokumentet dhe ka pyetur punonjës të Bashkisë së Kukësit. Në përfundim është konstatuar se ai ka abuzuar me detyrën dhe është ngritur akuza e “korrupsionit pasiv” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Sipas informacioneve, arrestimi i tij është bërë në Tiranë, tek zona e “Vilave Gjermane”. Gjici ka qenë duke pirë kafe në një lokal në momentin që i është komunikuar urdhri i arrestit.

Videoja u filmua nga vetë vajza, e cila deri tani njihet si Alma.K. Ajo është marrë gjithashtu në pyetje nga SPAK, ku ka dhnë shpjegimet e saj se cilat ishin rpaortet me Gjicin.

Fillimisht në media doli një sekuencë e shkurtër, ku Gjici dhe vajza kryenin seks oral. Mirëpo më pas u publikua videoja e plotë dhe pas aktit vajza me ish-kryebashkiakut bëjnë një bisedë mbi një tender. Vajza kishte ofruar një projekt për menaxhimin, strehimin dhe sterilizimin e qenve të rrugës. Gjici projektin e saj ja u kalon vartësve të tij dhe duket se del garant se do miratohej. Në fakt projekt nuk u firmos kurrë dhe dyshohet se kjo ishte dhe arsyeja që videoja u publikua. Megjithatë, SPAK pretendon se jemi në kushtet e abuzimit me detyrën.

Biseda në zyrën e Gjicit

A.K.: Do më ndihmosh të bej një rrethim për qentë apo jo?! Eeee na sajo ndonjë pune këtu re, të vi të marre një shpi me qira këtu. Kam dy shkolla. Shteti do me paguaj, s’do me paguash ti…

Safet Gjici: Për qentë?!

A.K.: Hë?

Safet Gjici: Tani. Do shkosh, do ta thërrasim këtë që merret me këto punët e qenve. Do t’ia lesh ato…

A.K.: Letrat, po.

Safet Gjici: Se si i ke, se duhet kalu me vendim këshilli kjo e para.

A.K.: Se kam gjetur gjithë atë toke. 400 mije lekë të vjetra shkonte thurja më të përdorura.

Safet Gjici: Po mirë se nuk është problemi aty, problemi është që, ne si do ta kryejmë procedurën, që gjithë qentë e rrugës qe marrim këtu t’i sjellim atje dhe si shkon, sa shkon situacioni, preventivi, njërën, tjetrën…

A.K.: I kam me projekt të tëra.

Safet Gjici: Me projekt??!! Tani ta thërras unë këtë edhe shko ti aty te…

A.K.: Ështe këtu te bashkia??

gjici kukesi

Lini një Përgjigje