TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Janar 2025, 15:57

“Operacioni Shqipëria”, minimalisht 11 emigrantë pritet zbarkojnë në Shëngjin nga Lampeduza

Shkruar nga Pamfleti

“Operacioni Shqipëria”, minimalisht 11 emigrantë pritet

Anija, e cila ndodhet në brigjet e Lampedusa në ujërat ndërkombëtare, pritet të ngarkojë më shumë emigrantë përpara se të niset për në portin e Shëngjiin.

Operacioni Shqipëria, kapitulli i tretë. Pas dy tentativave të dështuara në tetor dhe nëntor, kur gjyqtarët në Romë nuk vërtetuan ndalimin e azilkërkuesve, qeveria është gati të sjellë më shumë emigrantë në qendrat e paraburgimit në Gjadër dhe Shëngjin.

Mediat italiane raportojnë se janë 11 të huaj, përfshirë egjiptianë dhe bangladeshas, në bordin e anijes së patrullimit të Marinës Cassiopea, e cila do të ndalet në Shëngjin dhe më pas emigrantët do të transportohen drejt Gjadrit, pasi verifikimeve dhe procedurave.

Anija, e cila ndodhet në brigjet e Lampedusa në ujërat ndërkombëtare, pritet të ngarkojë më shumë emigrantë përpara se të niset për në portin e Shëngjiin.

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane parashikon që emigrantët meshkuj të rritur, të shpëtuar nga anijet e autoriteteve italiane dhe që konsiderohen jo të cenueshëm, do të akomodohen në qendrat në Shqipëri. Për më tepër, sine qua non është që migrantët të vijnë nga vende të sigurta për të cilat është parashikuar procedura e përshpejtuar e aplikimit për azil.

Përpjekjet e dështuara

Transferimi i parë u bë në mesin e muajit tetor, kur 16 emigrantë u transportuan në Shqipëri, nga të cilët 4  u riatdhesuan menjëherë, dy për shkak se ishin të mitur dhe dy të tjerë sepse ishin vulnerabël. Kështu, 12 emigrantë nga Bangladeshi dhe Egjipti kishin mbetur në qendrën e Gjaderit, por edhe ata u kthyen shpejt në Itali.

Gjykata e Romës në fakt kishte vërtetuar papranueshmërinë e procedurës së përshpejtuar pasi dy vendet e origjinës, Egjipti dhe Bangladeshi, nuk do të konsideroheshin të sigurta, edhe në dritën e një vendimi të fundit dhe të diskutueshëm të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së.

Ekzekutivi  u përpoq sërish më 6 nëntor duke transferuar 8 persona në Shqipëri, mes tyre 6 nga Egjipti dhe 2 nga Bangladeshi. Megjithatë, edhe në këtë rast , gjyqtarët refuzuan paraburgimin. Pas polemikës për paratë e shpenzuara për një projekt që deri më tani ka dështuar, gjithçka duket gati për një tentativë të tretë. /Përshtati Pamfleti/

Lini një Përgjigje