
Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse të Shqipërisë Anastas Janullatos në moshën 96 vjeçare u kthye në kryefjalë të mediave botërore dhe atyre Greke.
Në artikullin e saj Agjencia e Lajmeve Reuters vlereson rolin e Kryepeshkopit Anastas si personi që ringjalli Kishën Ortodokse në Shqiperi.
E perditshmja Franceze, France 24 solli në artikullin e saj goditjen me Snajper drejt zyrës së Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse në vitin 1997, një vit ky tensionesh politike dhe sociale në Shqipëri.
Televizioni Prestigjoz amerikan ABC News në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vlerësuar rolin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos në edukimin e mbi 160 klerikeve të rinj.
Associated Press vlerësoi Krepeshkopin Anastas në artikullin e saj për Udhëheqjen e tij të Kishës Ortodokse në Shqiperi dhe për veprat e mira që kjo Kishë ka bërë për qytetarët si në aspektin shpirtëror ashtu edhe në atë arsimor.
Media Greke Kathimerini shkruan në titullin e saj se Janullatos ishte një fener paqeje dhe mirëkuptimi.
Media tjetër Protothema e cila i dedikoi një artikull të zgjedhur veprës jetësore të Kryepeshkopit Anastas pasqyroi edhe nderimet që iu bënë Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare në Katedralen Metropolitiane të Athinës.
Presidentja Greke Katerina Sakelaro- poulu në Homazhet për kryepeshkopin Anastas tha se ai ishte njeriu që kundërshtoi intolerancën dhe fanatizmin fetar si dhe mbrojti mirëkuptimin reciprok, dialogun, vllazësinë dhe bashkëjetesën paqësore mes popujve.
Në një njoftim të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit Grek Kyriakos Mitsotakis thuhet se kreu i Qeverise Greke shpreh ngushellimet e tij për të gjithë ata që sot janë në trishtim për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas.
Mitsotakis i cili shkruan se ka punuar ngushtë me Kryepeshkopin e quan ate një model frymezimi për të gjithë. Gazetat, Televizionet dhe mediat online në Greqi kanë risjellë në kujtesë edhe Nominimin e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare Anastas Janullatos për çmimin Nobel për Paqen lidhur me luftën në Kosovë si dhe sherbimin e tij fetar ne Afrike dhe studimet e tij atje.
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë Anastas Janullatos shkroi më shume se 200 artikuj shkencore dhe 24 libra të fokusuar në kërkimet fetare.
Lini një Përgjigje