TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Janar 2025, 12:45

Ndarja nga jeta e kryepeshkopit Janullatos, gazetari tregon detaje: Priten homazhe në Metropolitin e Athinës

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e kryepeshkopit Janullatos, gazetari tregon detaje: Priten

Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili ringriti nga gërmadhat Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 96-vjeçare.

Lidhur me këtë, gazetari Etmond Guri, në një lidhje skype nga Athina, u shpreh se Janullatos gëzonte respekt në shtetin grek.

“Shqipëria bënë një lajm të shtuar ne mediat greke, por për të ka një ndjenjë ndryshe sepse ai ka pasur një rol me rëndësi në ndërtimin e kishës ortodokse. Ai ka qenë në lajmet kryesore të mediat më në zë si ndodhi edhe sot, ku lajmi i largimit nga jeta ka qenë lajmi kryesor”, tha ai.

Guri theksoi se gjatë kohës që ai ka qenë i shtruar në spital, ka pasur vizita të shpeshta nga krerët e lartë të qeverisë greke dhe figura të tjera.

“Janullatos kur ishte shtruar në spital është vizituar nga krerët e lartë të qeverisë greke nga kryeministri, ministra dhe figura të tjerë të njohur. Ka pasur vizita të shpeshta, edhe mjekët që e ndoqën, kanë pasur njoftime të herë pas hershme rreth ecurisë së shëndetit të tij. Edhe ditën e djeshme pati një njoftim se ishte rënduar shëndeti i tij”, u shpreh gazetari.

Ai tha gjithashtu se pas homazheve në Metropolitin e Athinës, trupi i Janullatos do të vijë me makinë në Shqipëri.

“Homazhe për Anastasin do bëhen edhe në Athinë, në kishë dhe trupi më pas do të vijë në Shqipëri me makinë dhe do ndalojë rrugës dhe do bëhen homazhe në fshatrat minoritare”, përfundoi gazetari.

Lini një Përgjigje