TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Janar 2025, 12:08

Sot 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, Baba Mondi lavde Ramës: Mirënjohje për “Shtetin Bektashi”

Shkruar nga Pamfleti

Sot 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të

Po mbahet sot ceremonia përkujtimore për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.

Baba Mondi shprehu mirënjohjen për qeverinë shqiptare dhe për propozimin e kryeministrit Rama për të krijuar Shtetin Sovran Bektashi.

Baba Mondi theksoi rëndësinë e stabilizimit të një Statusi Juridik Ndërkombëtar për Urdhrin Bektashi, një nismë që, sipas tij, do të kontribuonte në forcimin e pozicionit të komunitetit Bektashi në nivel ndërkombëtar. Ai vuri në dukje se shpreson që ky vit të shënojë arritjen e këtij qëllimi të rëndësishëm për Bektashizmin.

“Ne shprehim mirënjohjen tonë Qeverisë shqiptare dhe veçanërisht Kreut të saj, Zotit Edi Rama, që është treguar i vëmendshëm dhe i ndjeshëm ndaj kësaj domosdoshmërie, duke afruar mundësinë për një zgjidhje sa më të përshtatshme të Statutit në fjalë”, tha Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Në fjalën e tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj u ndal edhe te përvjetori i takimit historik me Papa Françeskun, që pati si temë kryesore paqen dhe harmoninë mes besimeve, duke theksuar se mesazhe të tilla janë të shenjta për komunitetin Bektashi.

“Për ne, një vit me këto shenja të mira është shpresë se ky do të jetë një vit i përmbushjes, i realizimit të një nevoje të hershme të komunitetit tonë dhe stabilizimit të një statuti juridik ndërkombëtar të Urdhrit Bektashi,” u shpreh ai, duke shpresuar që një zgjidhje për këtë çështje të jetë në horizont.

Në fund, ai apeloi për respektin e ndërsjellët mes komunitetit Bektashi dhe të tjerëve, duke përmendur gjithashtu rëndësinë e respektit për ata që nuk ndajnë të njëjtën besim fetar, duke nënvizuar se ky është një komponent thelbësor i harmonisë dhe bashkëjetesës në Shqipëri dhe në botë.

“Zoti na bekoftë të gjithëve,” përfundoi Baba Mondi, duke shprehur besimin e tij në një të ardhme më të ndritur për komunitetin Bektashi dhe për marrëdhëniet mes grupeve fetare.

Lini një Përgjigje