TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Janar 2025, 15:35

U shua në moshën 95-vjeçare, zbulohet kur do të vijë në Tiranë trupi i Janullatosit

Shkruar nga Pamfleti

U shua në moshën 95-vjeçare, zbulohet kur do të vijë

Zbardhen detaje nga cerrmonia në nder të kryepeshkopit, Anastas Janullatos, i cili ndërroi jetë sot.

Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Greke njoftoi se trupi i Kryepeshkopit Anastas do të qëndrojë për nderim publik në Katedralen e Athinës deri në mëngjesin e së hënës, 27 janar. Në ditën e diel, në nder të tij, do të mbahet një Liturgji Hyjnore në këtë katedrale.

Trupi i Kryepeshkopit pritet të transportohet përmes rrugës tokësore drejt Shqipërisë të martën, ku ceremonia e homazheve do të zhvillohet në Katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë.

Janullatos pësoi hemorragji gastrike, dhe pas disa ditësh trajtimi në një spital privat në Tiranë, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, duke e detyruar atë të transportohej më 3 janar drejt Athinës me një avion të Forcave Ajrore.

Pavarësisht përpjekjeve mjekësore dhe kujdesit intensiv që ai mori, gjendja e tij u përkeqësua përditë, për shkak të funksionimit të pamjaftueshëm të disa organeve.

Lini një Përgjigje