
Analisti Mentor Nazarko tha se kryepeshkopi Anastas Janullatos do të dëshironte dhe ka lënë amanetin e të tij të fundit që të varrosej në Shqipëri.
“Janullatosi do të dëshironte dhe është pjesë e amanetit të tij të fundit që të varrosej në Shqipëri. Për këtë arsye, ai dëshironte të kishte nënshtetësinë shqiptare. Ai do dëshironte që në këtë komunitet që ai e drejtoi të mbaheshin mend dhe mospërplasej me atë që është ndjeshmëria e shqiptarëve, të qenit shqiptarë dhe jo grekë”, tha ai.
Nazarko u shpreh gjithashtu se beteja për trashëgiminë e tij në krye të Kishës Ortodokse është e vështirë. Sipas tij, janë disa emra që mund të drejtojnë kishën si peshkopi i Korçës apo Elbasanit.
Analisti tha gjithashtu se kontrolli i financave do të jetë një nga pikat më të vështira, pasi vazhdon të jetë në duart e një prifti grek.
“Problematikat që mund të lindin për trashëgimin e tij në krye të kishës lidhen me ambiciet natyrale të atyre që janë peshkop për t’i zënë vendin. Qarkullojnë disa emra, qoftë peshkopi i Korçës, ai i Elbasanit, Anastasi i ri, i cili ishte shumë i afërt kohët e fundit me kryepeshkopin. Por mendoj që ajo që është e rëndësishme dhe që është instrument i fuqishëm kontrolli jo thjesht nëpër kisha, por kudo është kontrolli i financave. Në gjykimin tim, kontrolli i financave vazhdon të jetë në duart e një prifti grek dhe kështu që në një kontekst të tillë, beteja do të jetë e vështirë. Unë vetë do të kisha preferuar figura me profil të spikatur fetar, teologjik”, tha Nazarko për “Abc News”.
Lini një Përgjigje