TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2026, 11:00

Klevis Qose prezantohet si drejtori i ri i AMP

Shkruar nga Pamfleti
Klevis Qose prezantohet si drejtori i ri i AMP
Lamallari prezanton Klevis Qosen si drejtorin e ri të AMP

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka prezantuar ditën e sotem drejtorin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose.

Pas largimit të Eduart Merkaj, ministri Lamallari theksoi se drejtuesi i ri i AMP-së, duhet të çojë më tej punën për rritjen e transparencës, forcimin e kontrollit të brendshëm dhe garantimin e standardeve më të larta profesionale në Policinë e Shtetit.

“Prezantova sot drejtorin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose. Ai merr këtë përgjegjësi në një moment të rëndësishëm për forcimin e standardeve të integritetit dhe duhet të vijojë me përkushtim këtë mision, duke çuar më tej punën për rritjen e transparencës, forcimin e kontrollit të brendshëm dhe garantimin e standardeve më të larta profesionale në Policinë e Shtetit”, tha Lamallari përmes një postimi në Facebook.

“Falënderime për Eduart Merkaj për përkushtimin, seriozitetin dhe integritetin që tregoi gjatë drejtimit të AMP-së. Kontributi i tij ka qenë i vyer në forcimin e rolit të kësaj agjencie dhe në konsolidimin e standardeve të llogaridhënies. Angazhimi ynë për vetëpastrimin e Policisë së Shtetit është i panegociueshëm. Kushdo që cenon besimin e qytetarëve dhe uniformën, nuk ka vend në radhët e saj. Ne do të vijojmë me forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe ndëshkimit, duke mbështetur çdo hap që garanton një polici të pastër, profesionale dhe në shërbim të qytetarëve”, shton ministri.

klevis qose drejtori i ri i amp

Lini një Përgjigje