Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho kërkoi sot rishikimin e legjislacionit për veprat penale që merren nën hetim nga institucioni që ai drejton.
Megjithëse deklaroi se SPAK-u në këto momente nuk ka nevojë për ndryshime të rëndësishme në legjislacion, por theksoi se fasha e veprave të korrupsionit nga 50 mijë lekë të reja, duhet të rritet, pasi kjo rit numrin e çështjeve.
Vatë Staka: Ngarkesa juaj e punës është shumë e madhe. A duhen bërë ndryshime në procedurë, a duhet të liroheni ju nga ngarkesa e madhe që keni?
Braho: Ngarkesa është e lartë, do rritet dhe më tej, por mendoj se numri 20 i prokurorëve është i mjaftueshëm. Lajmi i mirë është që do fillojmë rekrutimin e 40 hetuesve të tjerë në BKH. Është një numër i lartë që do ndikojë në uljen e ngarkesës dhe rritjen e cilësisë. Ka përfunduar edhe procesi i konkurrimit të 10 oficerëve të policisë gjyqësore. Kemi planifikuar që të hapim një procedurë tjetër për OPGJ. Sa i përket ndryshimeve ligjore, nuk shoh diçka që është gabim në këtë moment.
Përveç diskutimeve që kemi bërë më parë, për disa vepra penale që rriten me korrupsionin aktiv dhe pasiv. Fasha prej 50 mijë lekësh mendoj që duhet parë, duhet të jetë diçka më e lartë. Është një shumë e vogël dhe rrit ngarkesën. Edhe te prokurimet publike, duhet rritur fasha pasi është e vogël.
Deklaratat e Brahos e lidhin drejtpërdrejt kufirin financiar të veprave penale me volumin e çështjeve që trajton SPAK. Ndryshimi i këtij pragu mbetet kërkesë konkrete nga drejtuesi i institucionit.
Lini një Përgjigje