TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2026, 10:17

Klodian Braho raporton në KLP: Mbi 87 përqind e çështjeve janë mbyllur me fajësi 

Shkruar nga Pamfleti
Klodian Braho raporton në KLP: Mbi 87 përqind e
Klodian Braho raporton në KLP

Këtë të hënë, më 27 prill, ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku në fokus është raportimi i kreut të SPAK Klodian Braho, mbi punën e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Në seancë është i pranishëm drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, i cili shoqërohet nga Vladimir Mara, shef i seksionit kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, Dorina Bejko, në krye të seksionit kundër korrupsionit, si dhe drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.

Gjatë raportimit, Braho po paraqet në mënyrë të përmbledhur rezultatet e punës së SPAK për vitin 2025, periudhë kur institucioni është drejtuar nga Altin Dumani. Ai vuri në dukje një rritje të ndjeshme të volumit të punës, duke theksuar se krahasuar me vitin 2024, treguesit pothuajse janë dyfishuar.

“Në krahasim me vitin 2024, ky raport thuajse është dyfishuar”, theksoi ai, referuar volumit të çështjeve dhe efektivitetit në hetim.

Sipas tij, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 870 procedime penale, ndërsa vendimet e fajësisë përbëjnë rreth 87% të totalit.

Braho theksoi gjithashtu se masat e sigurimit “arrest me burg” kanë shënuar ulje krahasuar me një vit më parë, ndërsa edhe numri i rekurseve në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion është reduktuar ndjeshëm. 

 

klodian braho raporton në klp

Lini një Përgjigje